Volvo XC40 Recharge P8 AWD in Glacier Silver

Me qëllim të arritjes së një qyteti neutral ndaj klimës deri në vitin 2030, Volvo Cars bashkohet me qytetin e Gothenburgut në Suedi për krijimin e zonave të reja urbane që do të përdoren si prova për teknologjitë e ardhshme të qëndrueshme.

Me qëllim arritjen një qyteti neutral ndaj klimës deri në vitin 2030, Volvo Cars bashkon forcat me qytetin e Gothenburg në Suedi për krijimin e zonave urbane të reja të cilat do të përdoren si prova për teknologjitë e ardhshme të qërndrueshme.

Iniciativa, e quajtur Zona e Qytetit të Gjelbër Gothenburg, synon të krijojë një zonë brenda qytetit port më të madh të Skandinavisë që është plotësisht pa emetime, me një larmi mënyrash transporti neutral ndaj klimës dhe një infrastrukturë të lidhur.

 

 

Përdorimi I një qyteti të vërtetë si një terren testimi do t’I mundësojë Volvo të përshpejtojë zhvillimin e teknologjive dhe shërbimeve në fushatat e elektrifikimit, lëvizshmërisë së përbashkët, ngasjes autonome, lidhjes dhe sigurisë. Si pjesë e shtratit të proves, Volvo plans to run robotaxis operated by its fuly-owned mobility provider M, within the zone.

“Në thelb, ne iniciojmë një projekt që synon të kufizojë numrin e makinave në qytet – I cili është plotësisht në përputhje me qëllimin e kompanisë sonë”, tha Håkan Samuelsson, shefi ekzekutiv I Volvo Cars. “Kjo tashmë është e provuar nga investimi ynë në shërbimin e lëvizshmërisë së ndarë, që ka zhvillluar teknologjine artificiale për të sistemuar eficencen dhe përdorimin. Ne duam të përfshihemi në krijimin e qyteteve të së ardhmes dhe t’I mbajmë ato të jetueshme. Kjo iniciativë na jep një mundësi për ta bërë këtë dhe për të marrë përgjegjësi në vendlindjen tonë në të njëjtën kohë.

Shembuj të teknologjive për t’u testuar përfshijnë shërbime që makinat të ngiten në modalitetin vetëm elektrik dhe të qëndrojnë brenda kufijve të shpejtësisë, si dhe infrastruktura e trafikut që mund të lidhet me tiparet e sigurisë aktive në makina dhe të ndajë informacionin midis përdoruesve të rrugës.

Volvo cars and bicyclists

“Ne duam të përdorim njohuritë dhe teknologjinë tonë për të ndihmuar në krijimin e një qyteti të ardhshëm që është I elektrifikuar, I lidhur/connected, I përbashkët dhe neutral ndaj klimës”, tha Henrik Green, Drejtori I Përgjithshëm I Teknologjisë në Volvo Cars. “Kjo është një mundësi për të udhëhequr sipas shembullit, duke testuar teknologji dhe shërbime të reja, ne mund të tregojmë se nëse është e mundur këtu, është e mundur kudo”.

Shembuj të tjerë të mundshëm përfshijnë një rrjet I plotë të elektrik, I lehtë për t’u përdorur, I karikimit për makinat elektrike; dhe taksitë autonome.

Pengesa kryesore për tranzicionin e klimës nuk është mungesa e teknologjive të zgjuara dhe miqësor për ambientin, por aftësia për t’I zbatuar ato. Transformimi kërkon një qasje për të nxitur inovacionin dhe një bashkëpunim të thellë e të vazhdueshëm midis të gjithë aksionerëve.

Meqënëse Volvo gjithashtu ka një rol aktiv në procesin e planifikimit të kësaj iniciative, ata mund të sigurojnë që, që nga fillimi, zona të integrojë shërbimet elektrike dhe t’I zhvillojë ato në një mjedis të jetueshëm, duke rritur ndikimin në qëllimet e qëndrueshmërisë.

Gjatë vitit 2020,  ka provuar që përmes teknologjisë së tij Al zvogëlon mbingarkesën dhe emetimet më të ulëta në Gothenburg, me një makinë nga M tani duke zëvendësuar 8 vetura private në qytet. Të ngjashëm me synimin e Qytetit të Gothenburgut, Volvo Cars po zvogëlon vazhdimisht gjurmën e saj të karbonit, me ambicien për të qenë një kompani neutrale ndaj klimës deri në vitin 2040. Për të realizuar këtë qëllim, kompania ka caktuar një numër objektivash që duhet të përmbyllen deri në vitin 2025.

Disa shembuj përfshijnë një ulje prej 40 përqind të gjurmës së saj të CO2 për makinë; shitjet globale të përbëra nga 50 përqind makina plotësisht elektrike, me hibridet e tjera; dhe një ulje prej 25 përqind të emetimeve të karbonit të gjeneruara nga operacionet e përgjithshme të kompanisë, duke përfshirë prodhimin dhe logjistikën.

Iniciaiva e Zonës së Gjelbër të Qytetit Gothenburg fillon në pranverën e vitit 2021 dhe gradualisht do të rritet përpara.

 

——————————-

 

Volvo Car Group në 2019

Për vitin financiar 2019, Volvo Car Group regjistroi një fitim operativ prej 14.3 BSEK (14.2 BSEK në 2018). Të ardhurat gjatë periudhës arritën në 274.1 BSEK (252.7 BSEK). Për vitin e plotë 2019, shitjet globale arritën një rekord 705,452 (642,253) makina, një rritje prej 9.8 përqind kundrejt 2018. Rezultatet nënvizojnë transformimin gjithëpërfshirës të financave dhe operacioneve të Volvo Cars në vitet e fundit, duke pozicionuar kompaninë për rritjen e saj në fazën e ardhshme.

 

Rreth Volvo Car Group

Volvo Cars u themelua në vitin 1927. Sot, ajo është një nga market më të njohura dhe të respektuara të makinave në botë me shitje të 705,452 makinave në 2019 në rreth 100 vende/shtete. Volvo Cars ka qenë nën pronësinë e Zhejiang Geely Holding që nga viti 2010.

 

Në 2019, Volvo Cars punësoi mesatarisht afërsisht 41,500 (41,500) punonjës me kohë të plotë. Zyrat qendrore të Volvo Cars, funksionet e zhvillimit të produkteve/ product development, marketingut dhe administrimit ndodhen kryesisht në Gothenburg, Suedi. Fabrikat kryesore të prodhimit të makinave të kompanisë ndodhen në Gothenburg (Suedi), Ghent (Belgjikë), Karolina e Jugut (SH.B.A.), Chengdu dhe Daqing (Kinë), ndërsa motorët prodhohen në Skövde (Suedi) dhe Zhangjiakou (Kinë) dhe përbërësit e trupit në Olofström (Suedi).

 

Nën qëllimin e saj të ri të kompanisë, Volvo Cars synon t’u sigurojë klientëve Lirinë për të Lëvizur në një mënyrë personale, të qëndrueshme dhe të sigurt. Ky qëllim pasqyrohet në një numër ambiciesh të biznesit: për shembull, nga mesi I kësaj decade synon që gjysma e shitjeve të saj globale të jenë plotësisht makina elektrike dhe të vendosin pesë milion marrëdhënie të drejtpërdrejta me konsumatorin. Volvo Cars është gjithashtu e angazhuar për një ulje të vazhdueshme të gjurmëve të saj të karbonit, me ambicien për të qenë një kompani me klimë neutrale deri në 2040.

 

Rreth Volvo Car Mobility

 

Volvo Car Mobility është një degë në pronësi të plotë, të pavarur të Volvo Car Group. Shërbimi I parë I kompanisë M u lançua në 2019; një shërbim I ndarjes së makinave me bazë në stacion që I ofron individëve dhe bizneseve urbane akses për të hyrë në një makinë, pa pasur nevojë të zotëroni një, duke përdorur fuqinë e ekonomisë së aksesueshme. Kompania është e vendosur në Stokholm me zyra lokale në Gothenburg dhe Malmö dhe punëson 150 persona.