Pozicion Vakant: Menaxher Shitjesh
Menaxheri i Shitjeve ka përgjegjësi për rentabilitetin në departamentin e shitjes duke perfshire te gjithe sektoret e automjeteve të reja dhe të përdorura si dhe për manaxhimin e klienteve.
Detyrat kryesore:
- Ndertimi i target vjetor të shitjeve per Sektoret dhe personelin e shitjes duke vlerësuar shitjet totale të automjeteve, fitimet bruto, marzhet variabel, si dhe shpenzimet për sektoret e shitjeve të makinave te reja dhe të përdorura.
- Manaxhon volumin e shitjeve, modeleve perkatese dhe çmimin e shitjes duke mbajtur aktive ofertën dhe kërkesën, duke u pershtatur me trendet e kohes, treguesit ekonomikë dhe konkurrencen e sektorit.
- Paraqet raporte të rregullta për menaxhimin mbi aktivitetet e shitjes dhe fitimet e sektoreve.
- Mban raporte dhe negocion me furnitoret/importuesit e sektorit per te maksimizuar marzhin dhe cdo oportunitet qe ofron marka dhe sektori.
- Të jetë i informuar dhe i përditësuar vazhdimisht me strukturen e tregut, industritë/sektoret, bazën e klientëve si dhe potencialin për zhvillim;
- Të identifikojë dhe zhvillojë mundësi rritje për kompaninë tek klientet ekzistues si dhe tek klientët potencial.
- T’i përmbahet një etike profesionale dhe biznesi gjatë gjithë veprimtarisë së tij dhe të mos cënojë në asnje moment misionin, modelin e biznesit dhe praktikat e kompanisë.
Kualifikimet:
– Diplome Universitare ne Inxhinieri ose Ekonomi/Manaxhim/Marketing.
– Njohuri shume te mira te automjeteve dhe sektorit automotiv ne teresi.
– Eksperience ne sektorin automotiv ne pozicion te ngjashem.
– Te zoteroje shume mire gjuhen Angleze.
– Te kete aftesi organizative dhe ne manaxhimin e Staff-it.
– Aftesi shume te mira ne shitje dhe arritjen e objektivave.
– Njohuri te mira ne fushen e marketingut.
– Aftesi te mira komunikimi dhe punes ne grup.
– Pozitiv, entuziast dhe sipermarres.
– I matur, i besueshem dhe profesional ne mardhenien e punes.
– Njohuri shume te mira te programeve baze kompjuterike: Paketa Office, Outlook, Windows etj.
– Te zoteroje Leje Drejtimi te klasit B.
Per te aplikuar per kete pozicion dergoni CV-ne tuaj me subjekt “Menaxher Shitjesh” ne adresen e emailit hr@mektrin.al brenda dates 30 Nentor 2020. Per me shume info mbi Mektrin Motors vizitoni webpage-in tone www.mektrin.al ose na ndiqni ne rrjetet tona sociale.
*Transporti nga Tirana ose Durresi eshte i siguruar nga kompania.