Rreth Nesh

Shqiperia pas viteve 90 ishte nje treg i ri ne fushen e automjeteve. Vendet e prejardhjes se tyre ishin Italia, Gjermania dhe jane po keto vende te cilat jane aktualisht te pazevendesueshem ne tregun e automjeteve te perdorura. Edmond Shahini, njeriu i cili beri te mundur krijimin dhe hapjen e nje kompanie me nje mori markash, se bashku me vellain Landi Shahini krijuan nje ure me Italine fqinje duke bere te mundur keshtu per here te pare profilizimin e automjeteve te perdorura ne menyren me profesionale. Kompetenca dhe pasioni ishin parimet e para te Edmondit, deri ne vitin 2005.

Mektrin-Motors s.n.c ka patur qendren e saj ne Vicenza, aty ku Edmondi ka jetuar prej 17 vitesh. Tregu yne duke patur nje kerkese te vazhdueshme per automjete dhe nje pike referimi ku klientet te ndihen mire dhe te besojne ne produkt, solli Edmondin ne Shqiperi.

Mektrin Motors s.n.c, tanime egziston se bashku me binjaken e saj Mektrin-Motors Sh.p.k qe prej vitit 2005. Serioziteti dhe shpirti i nje pune te vazhdueshme ngriti Mektrin-Motors ne menyre te menjehrshme ashtu sic parashikohej. Sot themi me bindje te plote, ne jemi nje hallke shume e rendesishme e zinxhirit te automjeteve ne Shqiperi duke ofruar sodisfaksionin e klientit ne vazhdimesi dhe pergjegjesi.

E pozicionuar ne autostraden kryesore Durres-Tirane Mektrin-Motors i afron klientet e saj jo vetem ne keto qytete, por ne mbare terrritorin e vendit dhe nje klientele te zgjeruar tashme nga vendet fqinje Kosova, Mali i Zi, Maqedonia.