Volvo Cars po përmbush abiciet e saj për t’i ofruar të gjithë klientëve që zotërojnë makinat Recharge akses gjithëpërfshirës dhe tepër të thjeshtë në karikimin publik. Kompania do të përmirësojë eksperiencën e karikimit, do të rrisë rrjetin e pikave të karikimit në vende të ndryshme dhe do të ulë  vazhdimisht çmimet për klientët e saj.

Përmes një bashkëpunimi të ri me platformën e pikave të karikimit Plugsurfing, Volvo do të mundësojë uljen e çmimeve në pikat e karikimit Ionity në Evropë. Duke filluar nga data 1 korrik 2021, drejtuesit e makinave elektrike nga Volvo do të pagujanë €0,35/kWh për të karikuar makinën e tyre në 24 vende të Evropës përgjatë 12 muajve të parë të zotërimit.

“Ne jemi tepër të gëzuar që do t’i ofrojmë klientëve tanë çmimet më konkuruese në rrjetin më të madh të pikave të karikimit të shpejtë në Evropë, Ionity.” tha Oliver Loedel, drejtues i ekosistemit për elektrifikim në Volvo Cars. “Ky bashkëpunim është hapi i parë drejt ambicieve tona globale për të ndihmuar drejtuesit e Recharge që të lëvizin më shpejt dhe me kosto të reduktuara, kudo që ato janë.”

“Në fund të fundit klientët kërkojnë akses të lehtë në infrastrukturën publike të karikimit” thotë Tatu Kulla, CEO i Plugsurfing. “Çmimi dhe cilësia e infrastrukturës dixhitale janë aspektet kryesore të një eksperience të shkëlqyeshme për përdoruesit. Ne i vlerësojmë partnerët strategjikë që ndajnë të njejtin vizion dhe që kërkojnë të bashkëpunojnë.”

Për t’i ofruar klientëve eksperiencën më të mirë, Volvo do të krijojë një aplikacion të ri për smartphone të quajtur Volvo Cars, një platformë dixhitale e konsoliduar karikimi.

Ajo do të integrojë funksionet si navigimi drejt stacioneve të karikimit, kontrollimi i karikimit dhe kryerja e pagesave duke e bërë çdo hap të karikimit më të thjeshtë dhe një xhiro me makinën elektrike Volvo tepër të kënaqshme.

Aplikacioni Volvo Cars do të jetë një version i rifreskuar i aplikacionit mjaft të vlerësuar, Volvo on Call, dhe është dizenjuar për t’i ofruar klientëve një platformë të besueshme dhe të re me akses në shërbime të ndryshme.

Po në Shqipëri?

Klientët e versioneve “Recharge” në Shqipëri kanë gjithashtu çdo ditë e më shumë mundësi për stacione të reja karikimi. Aktualisht, përveç stacioneve të taksive në Tiranë, pjesa me madhe e parkingjeve publike si ai i Sheshit Skendërbej dhe Sheshi Italia, mundësojne karikim për një kohë fare të shkurter.

Por sa kushton një karikim i plotë? Mesatarisht, një makinë elektrike shpenzon rreth 600 lek për një karikim të plotë me të cilin udhetën rreth 400km. Ndërsa për karikimin e një Volvo Plug-in Hybrid shpenzon rreth 200 lek për 40km udhëtim, mëse të mjaftueshme për lëvizjet në qytet.  

E ardhmja duhet padyshim te na ofrojë më shumë mundësi. Kërkesa e lartë në treg për makina elekrike po shtyn biznese të ndryshme të ofrojnë shërbimin e karikimit ne shumë pika në të gjithë Shqipërinë.