• Me më shumë patenta se kurrë më parë të aplikuara për automjetin Range Rover Elektrik të ri sesa për çdo Range Rover tjetër, prototipat janë duke iu nënshtruar një prej programeve testuese inxhinierike më rigoroze ndonjëherë, për të verifikuar aftësitë e përballimit të temperaturave ekstreme, të gjitha kushteve dhe çdo terreni, si dhe të zhytjes deri në 850mm thellësi uji1
  • Inxhinierët po punojnë për të krijuar automjetin Range Rover më të qetë dhe më të rafinuar ndonjëherë; me një konfigurim për anulimin aktiv të zhurmave në rrugë dhe dizajn zanor unik, me nivele rehatie më të larta në kabinë, të mundësuara falë elementeve elektrike për një automjet luksoz modern të qetë
  • Range Rover ofron një pamje paraprake të automjetit Range Rover Elektrik të shumëpritur, që mishëron modernitetin mbresëlënës nëpërmjet dizajnit karakteristik të Range Rover, me detaje fine që nxjerrin në pah drejtimin e tij plotësisht elektrik
  • Arkitektura 800V do të bëjë të mundur karikimin e shpejtë në rrjetet publike
  • Range Rover do t’u ofrojë klientëve të ardhshëm një përvojë pronësie të rafinuar të një automjeti elektrik, si karikimi i lehtë, partneritetet energjetike, përditësimet e softuerit nëpërmjet internetit dhe teknologjia inteligjente për të maksimizuar distancën e përshkuar
  • Automjeti Range Rover Elektrik do të ndërtohet duke u bazuar tek Arkitektura Longitudinale Modulare fleksible në Solihull, Mbretëri e Bashkuar, krahas automjeteve ekzistuese hibride me bateri elektrike dhe atyre elektrike me karikim dhe distancë më të gjatë nga Range Rover, në kuadër të hapjes së seksionit prej 70m paundë për pjesën e poshtme të automjetit në fabrikë
  • Bateritë dhe njësitë e drejtimit elektrik (EDU-të) do të montohen në Qendrën e re të Prodhimit të Sistemeve Shtytëse Elektrike të JLR-së në Wolverhampton, Mbretëri e Bashkuar
  • Bashkojuni listës së pritjes për automjetin Range Rover Elektrik për të pasur mundësinë që të jeni të parët për ta porositur paraprakisht: RANGE ROVER

Gaydon, Mbretëri e Bashkuar, 13 dhjetor 2023: Sot, Range Rover hap listën e pritjes për automjetin e shumëpritur Range Rover Elektrik, përpara pranimit të porosive formale për klientët.

Geraldine Ingham, Drejtore Menaxhimi, Range Rover

 “Që prej nxjerrjes në shitje në vitin 2021, gjenerata e fundit e automjeteve Range Rover ka shërbyer si një standard i ri kërkese. Në mbarë botën, kërkesa nga klientët ka arritur në nivelet më të larta të historikut tonë 53-vjeçar.”

 “Për shkak të kësaj historie suksesi të paprecedent, po hapim listën zyrtare të pritjes për t’ju dhënë mundësinë që të jeni ndër të parët për ta porositur paraprakisht automjetin Range Rover më të shumëpritur të kohëve të fundit.”

 “Fillesa e një epoke të re për markën Range Rover: SUV-ja luksoze origjinale tashmë është e disponueshme si një model plotësisht elektrik.”

Si një simbol i stadit pasardhës në rrugëtimin drejt elektrifikimit të automjeteve luksoze moderne, automjeti i parë plotësisht elektrik nga Range Rover do të avancojë elementet e luksit modern. Dizajni karakteristik britanik vijon të jetë po i njëjti, ndërsa aftësia e përballimit të çdo kushti do të garantojë që rimorkimi2, zhytja në ujë dhe teknologjia për të gjitha terrenet do t’ia kalojnë çdo SUV-je tjetër elektrike luksoze.

Thomas Müller, Drejtor Ekzekutiv, Inxhinierika e Produkteve, JLR

 “Jemi duke punuar për të krijuar automjetin Range Rover më të qetë dhe të rafinuar ndonjëherë.

 “Elementet magjike që sigurojnë suksesin e Range Rover vijojnë të jenë të njëjtat: dizajni karakteristik dhe minimalist, kabina e qetë dhe aftësia për përballimin e çdo kushti, por tashmë e ofruar me zero shkarkime nga marmita.

 “Dhe, sikurse ka ndodhur vazhdimisht përgjatë historisë, Range Rover do të vijojë të jetë standardi. I pari në llojin e vet. Automjeti SUV luksoz elektrik që mund të përmbushë premtimin e Range Rover. Një produkt luksoz global i vërtetë, i paparë ndonjëherë më parë në industri.

 “Krijuar në zemër të Mbretërisë së Bashkuar, automjeti Range Rover Elektrik do të pozicionohet në gamën e modeleve përkrah automjeteve të tjera hibride me bateri elektrike [MHEV] dhe hibride elektrike me karikim [PHEV], duke ofruar një sërë alternativash për të përmbushur nevojat e klientëve tanë.”

Automjeti Range Rover Elektrik do të ofrojë një performancë të krahasueshme me një Range Rover V8 novator dhe aftësinë për të gjitha terrenet, të zhvilluar nga vetë ekspertët e Land Rover, që ka qenë një element karakteristik që prej krijimit të Range Rover në vitin 1970.

Testimi fizik i prototipit është duke u kryer, ndërsa inxhinierët janë përpjekur të krijojnë automjetin Range Rover më të qetë dhe të rafinuar ndonjëherë, me një konfigurim për anulimin aktiv të zhurmave në rrugë, dizajn zanor dhe nivel rehatie kabine unik.

Pas një viti zhvillimi virtual, që përfshiu qëndrueshmërinë para-pas, analizën e sistemeve të ndërthurura që marrin parasysh kërkesën ndaj shasisë, si dhe zhytjen virtuale me shpejtësi deri në 50km/orë, u krijuan automjetet fizike të para. Testimi global në rrugë ka filluar, që nga Suedia e deri në Dubai, në temperatura që variojnë nga -40C deri në +50C. Programi global i testimit fizik është përshtatur për automjetin e parë plotësisht elektrik nga Range Rover për të garantuar qëndrueshmërinë e sistemit të drejtimit elektrik, duke përfshirë pjesën e poshtme, kohëzgjatjen e baterisë, integritetin e shasisë dhe testet e dinamikave të automjetit për reduktimin termik.

Automjeti i ri Range Rover Elektrik do të dizajnohet, projektohet dhe ndërtohet në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Arkitekturës Longitudinale Modulare (MLA) fleksible në Solihull, krahas automjeteve ekzistuese Range Rover hibride me bateri elektrike dhe me karikim elektrik. Për herë të parë, bateritë dhe EDU-të do të ndërtohen dhe montohen në Qendrën e re të Prodhimit të Sistemeve Shtytëse Elektrike të JLR-së në Wolverhampton, Mbretëri e Bashkuar, teksa automjetet Range Rover vijojnë të elektrifikohen në kuadër të realizimit të synimit për zero karbon neto brenda vitit 2039.

FUNDI

1 Kontrolloni gjithmonë itinerarin dhe daljen përpara zhytjes në ujë

2 Rimorkimi do të ndikojë ndjeshëm te distanca për karikim elektrik

Shënime për redaktorët

Rreth Range Rover

Çdo automjet Range Rover udhëheq nëpërmjet shembullit, falë dizajnit modern, interierëve të lidhur dhe të rafinuar, si dhe luksit të pakrahasueshëm të performancës së drejtimit elektrik. Frymëzuar nga dizajni karakteristik, që prej vitit 1970.

Marka përfshin Range Rover, Range Rover Sport, Range Rover Velar dhe Range Rover Evoque dhe ofrohet nga Land Rover, një shenjë besimi e ngritur mbi 75 vite ekspertize në teknologji, arkitekturë automjetesh dhe aftësitë më të mira në botë të drejtimit në rrugë të pashtruara.

Si pjesë e vizionit me fokus te qëndrueshmëria të luksit modern nëpërmjet dizajnit, çdo automjet Range Rover është i disponueshëm si hibrid elektrik. Në vitin 2024, do të nxirret në treg një automjet Range Rover plotësisht elektrik.

Range Rover është një nga markat luksoze britanike kryesuese në botë, e shitur në 121 vende. Ajo i përket grupit të markave JLR, bashkërisht me Defender, Discovery dhe Jaguar.

Shënim i rëndësishëm

JLR-ja është në kërkim të vazhdueshëm të mënyrave të përmirësimit të specifikave, dizajnit dhe prodhimit të automjeteve përkatëse, pjesëve dhe aksesorëve dhe modifikimet/përshtatjet kryhen vazhdimisht. Megjithëse janë bërë të gjitha përpjekjet për të krijuar një literaturë të përditësuar, ky dokument nuk duhet konsideruar si një udhëzues i pagabueshëm sa u përket specifikave ose disponueshmërisë aktuale, dhe as si një ofertë për shitjen e një automjeti, pjese apo aksesori të caktuar. Të gjitha shifrat janë përllogaritje të prodhuesit.

Informacione të mëtejshme

Faqja e internetit të medias: www.media.landrover.com

Kanalet sociale:

TikTok: https://www.tiktok.com/@rangerover  

Facebook: http://www.facebook.com/LandRover

Twitter: http://twitter.com/LandRover

Instagram: http://instagram.com/LandRover

YouTube: http://www.youtube.com/LandRover