Nëse e ndien si të re, është Jaguar Approved

Je gati për të ndjekur instiktet, për të ndierë adrenalinën dhe aksionin që të dhuron makina që ke kërkuar prej kohësh? Bëhu i zgjuar dhe i pandalshëm si një jaguar, duke besuar në programin “Jaguar Approved”, i projektuar për të garantuar një nivel suprem cilësie dhe shërbim ekselent, të njëjtin me atë që do të përjetoje nëse do të blije një makinë të re.

“Approved” aprovon ëndrrat e tua, duke të ofruar një databazë të pasur, të cilën e shfleton në konfidencë të plotë, gjithashtu të garanton se të gjitha makinat kontrollohen tërësisht nga teknikë specialistë dhe profesionalë.

PSE “JAGUAR APPROVED”?

Së pari, sepse është opsioni më i mirë për çdo admirues të markës Jaguar.

Së dyti, sepse ofron garanci të gjithanshme, të barabartë me garancinë e një automjeti të ri. Programi përdor vetëm pjesë origjinale Jaguar, si dhe mbulon riparimet dhe problemet e befasishme, qofshin ato mekanike, apo elektrike. Punimet kryhen nga teknikë të trajnuar prej nesh, super të kualifikuar. Garancia për Jaguar Approved është ekskluzivisht për automjete nën 5 vjet nga data e prodhimit, që kanë mbuluar më pak se 100,000 km në çastin e blerjes dhe vlen vetëm nëpërmjet shitësve të autorizuar nga Jaguar.

Nuk ka kufizime për numrin e pretendimeve që mund të ngrihen, deri në çmimin e blerjes së automjetit. Garancia të mbulon për së paku dy vite dhe ky opsion ofrohet vetëm nga shitës të autorizuar nga Jaguar.

Nëse e ndien si të re, është Jaguar Approved

INSPEKTIM ‘165 MULTI-POINT’

165 pika inspektimi të cilat respektohen dhe ndiqen me shumë seriozitet dhe përpikmëri janë garancia se automjeti yt do të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme elektrike dhe mekanike, gjithashtu, karroceria do të jetë totalisht e re.

Falë teknologjisë dhe pajisjeve më të fundit, teknikët tanë i kryejnë kontrollet me rigorozitetin maksimal. Inspektimi përfshin: bojën, pjesën e brendshme, përgatitjen e plotë të motorit, një provë në rrugë, si dhe inspektimin përfundimtar, përpara se automjeti të marrë viston e njërit prej teknikëve tanë të Jaguar. Të gjitha këto automjete duhet të kalojnë të 165 kontrollet për t’u klasifikuar “Jaguar Approved”.

KONTROLL I PAVARUR I KILOMETRAZHIT DHE I HISTORIKUT TË AUTOMJETIT

Historiku i çdo automjeti kontrollohet në tërësi, me anë të metodave të pavarura kërkimore. Të gjitha veturat vijnë me kilometrazh të verifikuar në mënyrë të pavarur dhe historik të certifikuar pronësie, për të garantuar që të mos ketë probleme të prapambetura financiare me automjetin, si dhe që të mos jetë i vjedhur apo i çregjistruar. Kjo, garanton siguri në drejtimin e automjetit, duke ditur se automjeti yt i ri Jaguar Approved ka një historik të plotë dhe të plotëson çdo pritshmëri.

PROVA NË RRUGË

Çdo automjet i nënshtrohet një prove në rrugë, gjatë së cilës teknikët tanë synojnë të vlerësojnë veçoritë e performancës së secilës veturë.

Për shembull: sistemet e suspensionit, dridhjeve, frenimit, performanca e motorit, transmisioni dhe nëntë pika të tjera specifike monitorohen për të garantuar performancë maksimale. Shkurtimisht, do të thotë se automjeti yt Jaguar Approved ka po të njëjtën gjallëri si një i ri. Ajo që të mbetet është të ndjekësh instiktet dhe të eksplorosh çdo territor!