Në një udhëtim emocionues të evolucionit nëpër dekada, i shënuar nga intuita dhe i frymëzuar nga ata që shkruan historinë e kantierit detar, Mektrin Motors sjell sagën e Cranchi Yachts në Shqipëri.

Të udhëhequr nga dëshira për t’u përmirësuar çdo ditë, sjellim suksesin e rradhës si përfaqësuesi I vetëm dhe zyrtar I Cranchi Yachts.

E përforcuar nga një traditë shekullore, me një performancë të shkëlqyer detare, besueshmëri dhe standarte të larta sigurie që mund të garantojë vetëm një kantier detar me 150 vjet histori. Prodhimi i jahteve Cranchi është tërësisht Made in Italy, sinonim i përsosmërisë teknologjike në sektorin e anijeve dhe është i përqendruar në dy fabrika në rajonin e Lombardisë.

Cranchi Yachts ka vazhduar aktivitetin e saj në mënyrë të pavarur që nga viti 1870, të specializuar në ndërtimin dhe shitjen e skafeve dhe jahteve luksoze me një sistem prodhimi shumë të automatizuar, mjedise pune të shëndetshme, funksionale dhe të rregullta.

Impiante me lagështi dhe temperaturë të kontrolluar për të garantuar kushtet më të mira të punës dhe performancën më të mirë strukturore të produkteve. Cranchi Yatchs ka zhvilluar një model prodhimi që është i pakrahasueshëm në sektorin e jahteve duke investuar në objekte, teknologji dhe kërkime për materiale inovative gjithnjë e më të qëndrueshme.

Cranchi Yachts ofron një gamë të plotë të barkave luksoze nga 26 deri në 78 këmbë me produkte inovative për t’iu përgjigjur në mënyrë ideale nevojave të reja të tregut.

Divizioni Detar i Cranchi Yachts ka zhvilluar programin Cranchi Cares dhe Cranchi Atelier, një grup shërbimesh ekskluzive të dedikuara për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e jahteve si dhe personalizimin sipas nevojave dhe shijes tuaj.

Rezervimet kanë filluar!