Prania e Kia në CES 2024 shënon një rikthim në eventin më të madh të teknologjisë pas një mungese pesëvjeçareGjatë këtij eventi Kia ka zbuluar strategjinë e saj të së ardhmes Platform Beyond Vehicle(PBV) në CES 2024 në Las Vegas dhe ne në Geek Room jemi gati t’ju tregojmë detajet më të reja rreth këtij projekti. PBV i Kia-s fillimisht do të bazohet rreth prezantimit të një automjeti krejtësisht të ri modular, të përfaqësuar nga Kia Concept PV5.

Ky vizion i ardhshëm u prezantua së bashku me një plan me shumë faza që do të shohë PBV-të të revolucionarizojnë industrinë e lëvizshmërisë duke ndihmuar në avancimin e ambicieve të Hyundai Motor Group në robotikë, Lëvizshmërinë e Avancuar Ajrore (AAM) dhe drejtimin autonom.

Kia PBV janë një zgjidhje komplete e lëvizshmërisë që kombinon EV-të me zgjidhjet e avancuara softuerike të bazuara në strategjinë software-to-everything të Hyundai Motor Group ose SDx. Si një platformë përtej automjeteve, Kia PBV do të hapë derën për biznese dhe stile jetese të reja duke ridefinuar konceptin e hapësirës falë interiorëve të avancuar dhe të përshtatur që ofrojnë liri dhe fleksibilitet.

Biznesi PBV i Kia përfaqëson vizionin tonë për të shkuar përtej konceptit tradicional të automjeteve duke përmbushur nevojat e paplotësuara të klientëve dhe komuniteteve të ndryshme përmes automjeteve dhe shërbimeve të optimizuara që u shërbejnë rrethanave specifike të tregut dhe biznesit,” tha Ho Sung Song, president dhe CEO i Kia. ​

Një vizion për të ardhmen e lëvizshmërisë

Lançimi i PBV do të angazhojë kompaninë për të siguruar një gamë të larmishme të llojeve të automjeteve të personalizuara për të përmbushur kërkesat individuale të klientëve. E vendosur për të kapërcyer të gjitha ofertat ekzistuese kufizuese dhe njëdimensionale të produkteve të industrisë, Kia beson se qasja e saj e re ndaj PBV-ve mund të ndihmojë në zgjidhjen e sfidave të lëvizshmërisë të hasura nga individë dhe organizata me mundësi të kufizuara transporti. Hapi i parë i kësaj nisme të re do të jetë prezantimi i Kia PV5, e cila është dizenjuar për të plotësuar kërkesat individuale të përdoruesve.

Dizenjuar për ta bërë jetën e përdoruesve më të lehtë

Duke përdorur teknologjinë “Easy Swap” për të adresuar në mënyrë fleksibël kërkesat e ndryshme të klientëve, një shasi e vetme automjeti mund të përdoret për të përmbushur nevojat e shumta të lëvizshmërisë. Pas një zone fikse, ose ‘zonës së shoferit’, një sërë ndërveprimesh ose ‘module të jetës’, mund të lidhen me automjetin nëpërmjet një teknologjie hibride elektromagnetike dhe mekanike bashkuese, duke e kthyer PBV në një taksi gjatë ditës, në një furgon natën dhe një automjet personal rekreativ gjatë fundjavave.

Modularizimi është bërë i mundur më tej falë strukturës së trupit pa saldim “Dynamic Hybrid”, i cili mundëson që gjatësia e pjesëve të lëvizshme të rregullohet në mënyrë fleksibël sipas qëllimit të përdorimit të automjetit. Dizajni i PBV të Kia-s është frymëzuar nga mjete rezistente, të thjeshta dhe inteligjente dhe shkon përtej pamjes estetike.

Inspirimi shndërrohet në realitet

Në përputhje me fazën e parë, versione të ndryshme të PV5 do të jenë të disponueshme, duke përfshirë versionet Basic, Van, High Roof dhe Chassis Cab. Në të ardhmen, Kia planifikon gjithashtu të prezantojë një model Robotaxi të zhvilluar së bashku me Motional (një sipërmarrje e përbashkët midis HMG dhe Aptiv), e cila synon të sigurojë një përvojë revolucionare autonome për pasagjerët. Gjatë fazës së dytë, ekosistemi PBV do të plotësohet nga dy modele të tjera, ‘PV7’ dhe ‘PV1’, duke përdorur sisteme të ndryshme për të përmirësuar ndërveprimin dhe lidhjen midis automjeteve bazuar në konceptin modular.

PV7 — Produkti më i madh në linjë, i karakterizuar nga një hapësirë e brendshme më e madhe, fushëpamja e gjerë dhe funksionalitete të përmirësuara.

PV1 — Produkti më i vogël në linjë, PV1 është optimizuar për transport logjistik të shpejtë dhe në distanca të shkurtra, duke përdorur module lëvizëse për të minimizuar rrezen e kthimit edhe në hapësira të ngushta.

Arritja përtej lëvizshmërisë, qëndrueshmëria

Duke mundësuar nivele të paprecedentë fleksibiliteti, modelet PBV të Kia do të ripërcaktojnë mënyrën se si klientët mund të jetojnë jetën e tyre. Dizajni që shtyn kufijtë do të krijojë ambiente të reja të brendshme të automjeteve për një të ardhme më të mirë dhe do të zgjerohet si në hapësirat e lëvizshme ashtu edhe në ato të palëvizshme, duke përmirësuar jetën e përditshme, punën dhe kohën e lirë.

Gjatë rrjedhës së këtij transformimi, Kia ka arritur një sërë synimesh të rëndësishme të qëndrueshmërisë në rrugën e saj për t’u bërë një ofrues i zgjidhjeve të qëndrueshme të lëvizshmërisë, duke përfshirë zbatimin e 10 artikujve të qëndrueshëm të domosdoshëm që do të aplikohen në të gjitha linjat e reja Kia për të arritur qëndrueshmëri në shkallë të gjërë.