Gjatë udhëtimit rreth 3000 milje, ndalesa mesatare e karikimit të Kia zgjati më pak se 20 minuta.

Crossoveri krejtësisht i ri EV6 i Kia-s i vitit 2022, së fundmi bëri historinë e GUINNESS WORLD RECORDS, duke udhëtuar 2,880.5 milje me kohën më të shkurtër të karikimit nëpër Shtetet e Bashkuara me një automjet elektrik. Gjatë udhëtimit shtatë ditor nga New York në Los Angeles, Kia EV6 u karikua vetëm për 7 orë 10 minuta e 1 sekondë, duke mposhtur rekordin e mëparshëm, Tesla, me më shumë se pesë orë e gjysmë (12 orë, 48 minuta dhe 19 sekonda).

“Rritja e rekordeve të EV6 është sinjali më i fundit se Kia do të jetë lider në popullarizimin e automjeteve elektrike”, tha Russell Wager, nënkryetar i marketingut, Kia America.

“E gjithë inxhinieria e klasit botëror dhe përvoja e Kia në automjetet elektrike do të zbatohet në lëvizjen drejt elektrifikimit. E njëjta vëmendje ndaj detajeve, dizajnit, cilësisë, teknologjisë dhe dinamikës së drejtimit për të cilën Kia është bërë e njohur do të gjendet në çdo automjet të ri elektrik që ne sjellim në treg”.

Kia EV6 do të mbërrijë në sallonet e ekspozitës në fillim të vitit 2022. EV6 është modeli i parë që do të lançohet sipas strategjisë Plan S të Kia, e cila e vendos elektrifikimin në krye të së ardhmes së kompanisë. Automjeti i parë elektrik i dedikuar i Kia-s ka arritur certifikimin e gjurmës së karbonit të produktit dhe etiketën ‘Carbon Measured‘ nga konsulenca globale e ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmërisë “Carbon Trust“, duke u bërë prodhuesi i parë korean i automjeteve që ka arritur certifikatën.

Vizitoni faqen tonë web Mektrin Motors, ose prane showroom-it tonë për të parë më nga afër modelet Kia.

Duket se Kia po bëhet trend, apo jo?