
Mektrin Motors ishte prezent në panairin dedikuar teknologjisë dhe inovacionit, Future2Tech i cili u realizua në datat 21-22 Shtator.
Në panair morën pjesë dhe përfaqësues nga sektorë të ndryshëm të cilët patën mundësinë të njihen me inovacionin e kompanive shqiptare në fushën e teknologjisë dhe të pasqyrojë nismat, përpjekjet, bashkëpunimet, mundësitë dhe sfidat e kësaj fushe, si në shërbimin publik edhe atë privat.
Mektrin Motors si përfaqësues zyrtar i Volvo Cars Albania në këtë panair përgjatë dy ditëve të eventit prezantoi me audiencën modelin tërësisht eletrik Volvo XC40 Recharged Pure Electric. Të ftuarit dhe adhuruesit e Volvo-s patën mundësinë të shikonin modelin më nga afër duke zbuluar teknologjinë e fundit dhe stilin minimalist skandinav.
Gjatë dy ditëve të panairit u zhvilluan aktivitete të shumta si konferenca, workshope, që arritën të japin informacion mbi tendencat më të fundit të teknologjisë, telekomunikacionit, fintech, smart home, etj. Të pranishëm gjithashtu ishin dhe folës ndërkombëtarë ku shprehën se ky është edicioni i parë i panairit më të rëndësishëm të teknologjisë dhe inovacionit.

