Volvo Trucks tani po prezanton një sistem të ri sigurie për të zbuluar përdoruesit e tjerë të rrugës që hyjnë në pikën e verbër në të dy anët e kamionit.

Në situata të trafikut të ngarkuar, është e vështirë edhe për shoferin më me përvojë të perceptojë gjithçka rreth kamionit. Për të parandaluar situatat stresuese për shoferin, Volvo Trucks po ofron sistemin e tij të ri të sigurisë. Duke përdorur një radar të dyfishtë në secilën anë të kamionit, sistemi zbulon kur përdoruesit e tjerë të rrugës, për shembull, çiklistët, hyjnë në zonën e rrezikut.

“Një aksident mund të ndodhë në një sekondë. Hulumtimi ynë i gjerë i aksidenteve bazohet në dekada të tëra studimi të situatave të jetës reale dhe ky sistem i ri sigurie e ndihmon shoferin të parandalojë përplasjet e mundshme.”

Anna Wrige Berling, Drejtoreshë e Trafikut dhe Sigurisë së Produkteve në Volvo Trucks

Kur dikush ndodhet në zonën e pikës së verbër, sistemi, i quajtur Side Collision Avoidance Support (Mbështetje për Shmangien e Përplasjeve Anësore), informon shoferin nëpërmjet një drite të kuqe në pasqyrën anësore përkatëse. Nëse shoferi tregon një ndryshim korsi përmes sinjalit të kthesës, drita e kuqe fillon të pulsojë dhe një tingull paralajmërues lëshon nga ana e përplasjes së mundshme. Shoferi alarmohet dhe mund të frenojë kamionin, duke lejuar për shembull një çiklist të kalojë.

“Tek Volvo Trucks, vizioni ynë afatgjatë është zero aksidente dhe siguria është në thelb të gjithçkaje që bëjmë. Ky sistem i ri është një shembull tjetër i përpjekjeve tona për të përmbushur këto synime.”

Anna Wrige.

Sistemi i ri do të jetë i disponueshëm globalisht në Volvo FH, FM dhe FMX me motorë me naftë, gaz dhe elektrik, duke filluar nga shtatori i këtij viti. Modelet Volvo FL dhe FE do të marrin sistemin e ri të sigurisë në vitin 2023.

Për të parë kamionët Volvo gjendje kliko këtu.