Kamioni elektrik I punëve të rënda Volvo FH Electric është vënë në provë: shkëlqen si në autonomi, ashtu edhe në efikasitetin e energjisë.

Tani testi i parë i pavarur i efikasitetit të energjisë me një kamion elektrik Volvo FH me ngarkesë të plotë është kryer në Gjermani. Kamioni elektrik tejkaloi autonominë e tij zyrtare dhe përdori 50% më pak energji sesa homologu i tij me naftë.

Kamioni i testuar ishte një Volvo FH Electric, një automjet me emetim zero shkarkimi me 490 kW fuqi të vazhdueshme dhe një peshë të kombinuar bruto prej 40 tonësh. Gazetari gjerman i kamionëve, Jan Burgdorf testoi kamionin në “Green Truck Route”, një rrugë e gjatë 343 km që përfshin një sërë autostradash, terrene kodrinore dhe rrugë më të ngushta që përdoret për testimin e kamionëve.

“Më duhet të them se kur drejtoni këtë kamion është po aq i shkathët, madje edhe më i shkathët se një kamion me naftë. Drejtuesit do të habiten shumë se sa e lehtë është për të lèvizur, sa I qetë është dhe sa mirë reagon. Nuk ka asnjë dridhje”, thotë Jan Burgdorf.

Volvo FH Electric me një shpejtësi mesatare prej 80 km/h gjatë gjithë rrugës, ishte në të njëjtin nivel me Volvo FH të pajisur me një motor nafte dhe paketën e efikasitetit të karburantit I-Save. Bazuar në konsumin e energjisë prej vetëm 1.1 kWh/km, kamioni elektrik kishte një distancë totale prej 345 km me një karikim.

“Këto rezultate testimi tregojnë se është e mundur të udhëtosh deri në 500 km gjatë një dite të rregullt pune, me një ndalesë të shkurtër për karikim, për shembull gjatë kohës së drekës,” shpjegon Tobias Bergman, Drejtor i Testit të Shtypit në Volvo Trucks. Në testet e “Green Truck Route”, Volvo FH Electric përdori 50% më pak energji sesa një Volvo FH me një motor të krahasueshëm me naftë.

“Linja e lëvizjes elektrike është shumë efikase, duke e bërë kamionin tërësisht elektrik një mjet shumë të fuqishëm për reduktimin e emetimeve të CO2,” komenton Tobias Bergman.

Qëllimi i Volvo Trucks është që automjetet elektrike të përbëjnë gjysmën e shitjeve të kamionëve në vitin 2030 dhe në vitin 2040.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike. Janë vendosur objektiva të bazuara në shkencë dhe ne po ndërmarrim veprime për të përshpejtuar zhvillimin për të ulur në mënyrë dramatike emetimet e CO2 në lidhje me transportin e mallrave në rrugë. Besoj se gama e gjerë elektrike që kemi tashmë në treg është një provë shumë e qartë për këtë”, përfundon Tobias Bergman.

Kliko këtu për të parë modelet që disponojmë.