Volvo Cars vazhdon shpërndarjen e sistemit të ri infotainment të mundësuar nga Android me Google të integruar tek modelet XC60, S90. V90 dhe V90 Cross Country, si pjesë e një azhornimi më të gjerë te gamës së modeleve. 

Sistemi, I zhvilluar me Google, rimendon natyren e infotainment së makinës dhe përcaktohet nga një user-friendly interface dhe unparalleled connectivity. 

Volvo Car Group është kompania e parë e cila po bashkohet me Google në integrimin e një sistemi infotainment të mundësuar nga Android me aplikacionet dhe shërbimet e Google, dhe XC40 Recharge plotësisht elektrike u bë makina e parë Volvo që mbart këtë sistem. 

Për t’u dhënë klientëve të njëjtën përvojë që janë mësuar të kenë në telefonat e tyre, por të përshtatur për ndërveprim pa duar gjatë ngarjes, Volvo Cars gjithashtu prezanton paketën e Shërbimeve Dixhitale, e cila do të jetë e vlefshme për të gjitha makinat Volvo me sistemin infotainment të mundësuar nga Android me aplikacionet dhe shërbimet e Google të integruara. 

Paketa e Shërbimeve Dixhitale përfshin aksesin në aplikacionet dhe shërbimet e Google, aplikacionin Volvo On Call dhe karikuesin wireless së smartphone, si dhe të gjitha të dhënat e kërkuara për të ekzekutuar shërbimet. 

Aplikacionet dhe shërbimet e Google përforcojnë funksionalitetin e sistemit të mundësuara nga Android duke siguruar hands-free nga Google Assistant, navigatorin me të mirë e klasit të vet nëpërmjet Google Maps, dhe një ekosistemi të gjerë I aplikacioneve përmes Google Play. 

Nëpërmjet Google Assistant, drejtuesit e mjeteve mund të përdorin zërin për të kryer punët e tyre duke ruajtur përqëndrimin e tyre në rrugë. Drejtuesit e mjeteve mund të bëjnë gjëra si kontrolli I temperaturës, vendosja e një destinacioni, luajtja e muzikës dhe podcasts si dhe dërgimi I mesazheve, të gjitha këto duke pasur/mbajtur duart në timon.  

Aplikacionet e medias dhe muzikës të optimizuara dhe të përshtatura për makina do të jenë të vlefshme/disponueshme përmes Google Play, ndërsa Google Maps do të jetë në gjendje të sigurojë të dhëna të hartës dhe të trafikut të azhornuara. 

Përveç sistemit të ri infotainment, modelet e përmendura janë gjithashtu të azhornuara me sistemet më të fundit Advanced Driver Assistance Systems (ADAS), një sistem modern I sigurisë aktive I shkallëzuar që përbëhet nga një varg radarësh, kamerash, dhe sensorësh ultrasonik. 

Përditësimet e tjera të portfolios përfshijnë mundësi të reja ngjyrash dhe tapicerie të jashtme, si dhe një mundësi të brendshme leather-free për të gjitha modelet e serive 60. Kjo e fundit vihet gjithashtu në dispozicion në XC40 Recharge. 

Azhornimi I portfolios të modelit vjen ndërsa kompania po njofton gjithashtu se Volvo XC40 Recharge do të jetë e disponueshme ekskluzivisht online duke shkuar përpara, si pjesë e strategjisë së re tregtare të Volvo Cars së fundmi. 

Sipas strategjisë së re, Volvo Cars synon të jetë një kompani automjetesh plotësisht elektrike deri në vitin 2030 me të gjitha makinat elektrike të disponueshme vetëm online. Volvo do të investojë shumë në mënyrë të konsiderueshme në kanalet online të shitjes, duke u përqëndruar në ofrimin e makinave elektrike premium në një mënyrë të përshtatshme dhe të thjeshtë. 

XC40 plotësisht elektrike – dhe më vonë, C40 Recharge e sapo prezantuar– do të jetë në dispozicion përmes dyqanit kryesor online të kompanisë, volvocars.com, I cili nga ana tjetër do të rishikohet për t’I paraqitur klientëve një process të thjeshtuar blerjeje, një çmim transparent dhe një zgjedhje të gjerë të makinave elektrike të konfiguruara paraprakisht që synojnë shkurtimin e kohës së dorëzimit.