Volvo Car Group, së bashku me bashkëpunëtoret e tij strategjik si Lynk & Co dhe Polestar, prodhojnë mjete bazuar në platformën CMA (Compact Modular Architecture), të prezantuar në vitin 2017. Deri në fund të Korrikut rezulton të jenë shitur më shumë se 600 000 mjete bazuar në platformën CMA.

CMA platform side view

Platforma CMA,e bashkëzhvilluar nga Volvo Cars dhe Zhejiang Geely Holding (Geely), është shembulli perfekt i një zhvillimi të përbashkët ,prodhimi dhe prokurorimi të arritur që nga blerja nga Geely e Volvo Cars në 2 Gusht të 2010-ës.

Platforma u lançua në 2017-ën me më populloren Volvo XC40, dhe për shkak të modelit të tij modular, është përdorur për të krijuar Lynk & Co 01, 02, 03 dhe 05, si dhe Polestar 2 tërësisht elektrik, modelin e parë elektrik të Volvo, XC40 Recharge.

Porositë Polestar 2 të CMA, të cilat do të nisin në Gusht, do të vazhdojnë të jenë kryesojnë shitjet në këtë platformë kaq të suksesshme.

“Ne jemi tepër krenarë për shifrat e shitjeve për makinat tona CMA” tha Håkan Samuelsson, shef ekzekutiv në Volvo Cars. “Ne kemi pasur dhjetë vite tepër të suksesshme me Geely dhe do të vazhdojmë të shfrytëzojmë partneritetet që kemi krijuar brenda grupit, për të hapur rrugën drejt rritjes dhe sinergjive të mëtejshme”.

Që nga blerja nga Geely para dhjetë vitesh Volvo Cars ka rinovuar plotësisht portofolin e produketeve të SUV-eve, portobagazhëve dhe sedanëve, duke u bërë prodhuesi i parë tradicional i makinave të dedikohet elektrifikimit, mbështetur nga prezantimi i games Recharge. Gama ofron opsionin PHEV në të gjitha modelet e Volvo, me qëllim që deri në vitin 2025, gjysma e vëllimit të shitjeve globale të përbehet nga makinat plotësisht electrike dhe hibride.

XC40 Recharge Plug-In Hybrid R-Design expression, in Crystal White Pearl

Platforma CMA është baza e modelit të ri të Volvo XC40 Recharge, modeli i parë plotësisht elektrik i Volvo-s. Porositë për XC40 Recharge do të nisin këtë vjeshtë.

“Volvo Cars sot është më e fortë se kurrë,” tha Håkan Samuelsson, “dhe ne kemi akoma shumë për të bërë. Ne jemi të emocionuar kur shohim automjetet tona plotësisht elektrike teksa arrijnë në treg, të udhëhequra nga XC40 Recharge, dhe do të mbajmë vrullin në vazhdim duke investuar në elektrifikim, teknologji të reja, dhe alternativave lëvizëse të së ardhmes“.

Përgjatë dekadës së kaluar, Volvo Cars e ka transformuar biznesin e tij duke u shndërruar në një lojtar të vërtetë global në industrinë e automobilëve. Volvo ka rritur shitjet e saj globale nga 449,255 në 2011 në 700,000 në 2019, më shumë se dyfishuar të ardhurat e saj nga 126 billion SEK në 2011 në  274 billion SEK në 2019, dhe forcoi fitimin operativ nga  1.6 billion SEK në 2011, në 14.3 billion SEK në 2019.

Kompania gjithashtu zgjeroi prodhimin dhe rrjetin e Kërkim & Zhvillimit: ndërkohë që nisi me dy fabrika prodhuese dhe një impiant motorri në Europë, tashmë ka katër fabrika shtesë, një qendër të Kërkim & Zhvillimit në Kinë si dhe fabrikë në SHBA.

Në vitet në vazhdim Volvo synon të jetë lider në elektrifikim dhe deri në 2025-ën, dëshiron që gjysma e vëllimit të shitjeve globale të jetë e përbërë nga makina plotësisht elektrike dhe hibride.

Kompania gjithashtu synon të krijojë miliona marrdhënie me klientët përmes formave të reja të lëvizjes, dhe pret që të luajë një rol drejtues në prezantimin e teknologjisë së ngarjes autonom.

Këto ambicie janë bërë të mundura dhe të besueshme falë vendosjes së një modeli të qëndrueshëm dhe fitimprurës biznesi përgjatë dekadës së kaluar, duke i mundësuar Volvo-s një platformë solide për rritje të mëtejshme.

 

Shënime për edituesit:

Blerja e Volvo Cars nga Zhejiang Geely Holding u lajmërua më 28 Mars dhe u finalizua më 2 Gusht të 2010-ës.

Volvo që nga prezantimi i XC40 në 2017, ka shitur 302,856 mjete të këtij lloj SUV-i kaq popullor.

Lynk & Co, një nyje mes Volvo Cars, Zhejiang Geely Holding dhe Geely Automobile, e prezantuar në 2016, shënoi në Qershor të 2020 një shifër shitjesh në total 309,255 të modeleve 01, 02, 03, 05.

Geely Automobile, e kontrolluar nga Zhejiang Geely Holding, gjithashtu prodhon automjete në platformën CMA. Në Qershor të 2020, kishte shitur gjithsej 35,708 automjete me bazë CMA.

——————————-

 Volvo Car Group në 2019

Për vitin financiar 2019, Volvo Car Group regjistroi nje fitim operativ prej 14.3 BSEK (14.2 BSEK në 2018). Të ardhurat e llogaritura përgjatë periudhës 274.1 BSEK (252.7 BSEK). Për vitin 2019 të plote, shitjet globale shenuan nje rekord prej 705,452 (642,253) makinash ,nje rritje prej 9.8% krahasuar me vitin 2018.Rezultatet vënë theksin në transformimin gjithëpërfshirës të financave dhe operacioneve të Volvo Cars në vitet e fundit, duke e pozicionuar kompaninë drejt fazes së ardhshme të rritjes.

Rreth Volvo Car Group

Volvo Cars u themelua në 1927-ën. Sot, është një ndër markat më të mirënjohura dhe të respektuara premium në botë, me shitje prej 705,452 makinash në 2019 në rreth 100 vende. Volvo Cars ka qenë nën pronësinë e Zhejiang Geely Holding që nga viti 2010. 

Në 2019, Volvo Cars punësoi rreth 41,500 (41,500) punonjës me kohë të plotë. Zyrat qendrore të Volvo, ato të zhvillimit të produktit,marketingut dhe funksioneve administrative janë të vendosura në Gothenburg, Suedi. Zyrat qëndrore të Volvo Cars për APAC është e vendosur në Shanghai. Impiantet kryesore të prodhimit të kompanisë janë të vendosura në Gothenburg (Suedi ), Ghent (Belgjike),  Karoline e Jugut (SHBA), Chengdu dhe Daqing (Kinë), ndërkohë që motorrët prodhohen në Skövde (Suedi) dhe Zhangjiakou (Kinë) dhe pjesët e tjera të trupit të mjetit në Olofström (Suedi). 

Nën qëllimin e saj të ri, Volvo Cars synon t’u sigurojë klientëve lirinë për të lëvizur në një mënyrë personale, të qëndrueshme dhe të sigurt. Ky qëllim është reflektuar në një numër ambiciesh të biznesit: për shembull, nga mesi i kësaj dekade synon që gjysma e shitjeve të saj globale të jenë makina plotësisht elektrike dhe të vendosen pesë milion marrëdhënie të drejtpërdrejta me klientët. Volvo Cars është gjithashtu e angazhuar për një ulje të vazhdueshme të gjurmëve të saj të karbonit, me ambicien për të qenë një kompani neutral ndaj klimës deri në 2040.

Copyright © 2020 Volvo Car Corporation