Kush nuk e do dhuratë një makinë për festa? Në mos dhuratë nga të tjerët, mund t’ia bëni qejfin vetes me modelin e ri Range Rover Evoque që do hyjë në histori si makina e preferuar nga vajzat dhe gratë. Kjo makinë i jep qytetit frymën e jetës moderne dhe luksoze, ndërsa dinamika e saj jep një imazh krejt të ngjashëm me gruan kërkuese, të pavarur, elegante e shumë praktike.
Teknologjia e fundit, derdhur në Evoque-n e ri e ngre lart edhe njëherë emrin e Range Rover teksa është vlerësuar me çmime të njëpasnjëshme.
E shpallur si makina më e mirë në Women’s World Car of The Year Awards, Range Rover Evoque konfirmon edhe njëherë statusin si SUV-i më luksoz i vitit.
Me sistem motorik hibride-elektrike, motorë efikas dhe materiale inovative natyrore dhe të riciklueshme, ky model aq sa elegant e luksoz është si një shtëpi e dytë me pesë yje mbi 4 rrota.
Mos harrojmë të përmendim që Evoque ka marrë gjithashtu vlerësim maksimal të sigurisë Euro NCAP.
Nëse të duhet frymëzim për t’i dhënë një ngjyrë tjetër këtij viti të ri që po vjen, bëhu gati për aventura duke i dhuruar vetës këtë makinë, të cilën vetëm tani e gjeni me super ofertë që e gjeni lehtësisht këtu në Mektrin Motors.
Source: www.revistawho.com