Tirana International Film Festival është i pari festival ndërkombëtar i filmit në Shqipëri, krijuar më 2003. Më në fund ka hyrë në listen prestigjioze midis 94 festivaleve më të rëndësishme të filmit në botë duke u bërë kështu Oscar® Qualifying festival për Best Short Film, I pari në Ballkan.

TIFF synon të krijojë në Shqipëri, si dhe në rajon, një qendër kulturore të kinemasë alternative dhe të pavarur në mbarë botën. Shqipëria është një vend diellor, entuziast dhe miqësor dhe përveç “konkurrencës së fortë”, TIFF synon në të njëjtën kohë të jetë një pikë takimi e kulturave.

TIFF është i hapur ndaj artistëve të njohur sikundër studentëve, përfaqësuesve të të gjitha shkollave, kinemave bashkëkohore, të pavarura dhe të ndryshme nga mbarë bota.

TIFF është përfshirë në listën e 103 festivaleve më të mira në botë që janë vëzhguar nga Hollywood Foreign Press Association (organizator  i Golden Globe Awards) ku përfshihen festivali i Cannes, Berlin, Venezia, Sundance, Tribeca, Karlovi Vary, Locarno, Moska, Busan, etj.

Programi i Filmave në konkurrim kombinon filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër të gjitha formateve dhe kategorive, të ndërthurur me njëri-tjetrin, në mënyrë që ta bëjnë më elektrik dhe të gjallë aktivitetin.

Me shtimin e numrit të filmave, të sallave dhe rishfaqjeve në orare të ndryshme sipas kategorive dhe zhanreve numri i audiencës është rritur në 25-30 000 spektatorë.

Që nga fillimi i tij, TIFF merr mbi 40,000 filma të shkurtër dhe artistikë nga mbi 120 vende të botës. Nga të gjitha këto aplikime, më shumë se 200 filma mund të zgjidhen çdo vit për konkursin dhe programin special.

Mektrin Motors së bashku me Volvo Cars mbështet TIFF në krijimin e një hapësire miqësore për artistët e filmit dhe entuziastët e kinemasë nga Shqipëria, Evropa dhe e gjithë bota që të mblidhen dhe të ndajnë pasionin dhe njohuritë e tyre të lidhura me formën e artit të filmit, të promovimit të prodhimeve Shqipëtare.