Të gjithë modelet e reja të makinave Volvo kanë tashmë mundësinë për t’u update-uar me versione të reja software OTA, një teknologji kyçe që do të ndihmojë në arritjen e ambicieve të Volvo Cars për të përmirësuar vazhdimisht makinat e klientëve dhe për të çimentuar pozicionin e Volvo Cars si një ndër liderët e industrisë ku vjen puna në rifreskimin e software-it të makinës over-the-air.

Aftësia OTA arrin tashmë në modelet më të reja të XC90, S60 dhe V60, dhe ndjek prezantimin fillestar të teknologjisë në makinat tërësisht elektrike të Volvo Cars. Pronarët e makinave Volvo do të shikojnë se sistemi i tyre infotainment është përmirësuar në versionin më të ri të Android Automotive OS, Android 11 me update-in që ka nisur shpërndarjen gjatë kësaj jave. Ato do të fitojnë akses gjithashtu në kategoritë e reja të aplikacioneve në Google Play, duke përfshirë këtu navigimin, karikimin dhe parkimin që janë të pranishme dhe së shpejti transmetimin e videove, që pritet të vijë më vonë gjatë këtij viti.

Për më tepër, versionin më i ri OTA sjell përmirësime të shërbimeve, duke filluar që nga menaxhimi më i mirë i energjisë përmes kohëmatësit të klimës dhe përmirësimet në funksionalitetin e aplikacioneve për mobile dhe për makinën.

Menaxhimi i energjisë ndihmon në ruajtjen e temperaturave të përshtatshme për baterinë gjatë ditëve në ftohta dhe të nxehta, duke rritur kështu autonominë e makinës. Karikimi është përmirësuar gjithashtu, për shembull duke para-nxehur baterinë, gjë që ul kohën e karikimit. Volvo Car App merr gjithashtu rifreskime më frekuente nga makina mbi përqindjen e karikimit.

Update më i ri OTA është i 8-i që ofrohet nga kompania, dhe do të arrijë në më tepër se 190,000 përdorues të makinave Volvo në të gjithë botën.

Prezantimi i kësaj jave shënon gjithashtu debutimin e update-eve në disa tregje të reja në botë, duke përfshirë këtu Indinë, Taivanin dhe Zelandën e Re, pas zgjerimit në Korenë e Jugut, Australi, Tailandë dhe Singapor më herët gjatë këtij viti.

Duke bërë të mundur që të gjithë modelet e Volvo të marrin rifreskime over-the-air, ne bëjmë një progress të rëndësishëm drejt ambicieve tona për të përmirësuar makinat e klientëve tanë çdo ditë.” tha Henrik Green, shefi i produktit në Volvo Cars. “Ky është një moment tepër i rëndësishëm: ne tashmë po update-ojmë të gjithë modelet e makinave tona në pjesën më të madhe të tregjeve, duke sjellë përfitimet e update-ve të vazhdueshme në largësi drejt të gjithë konsumatorëve në rritje.

Që nga fillimi i vitit të kaluar, Volvo Cars ka ofruar updates OTA në mënyrë të rregullt në pjesën më të madhe të tregjeve të Volvo, dhe kompania pret që volume i makinave që përmirësohen nga këto updates të rritet me çdo publikim të ri.