Edhe makina juaj ka nevojë për kujdesje në këtë periudhë. Ndiqni këto këshilla të vlefshme për mos përdorimin për një kohë të gjatë të tij.

 

– Mbaje makinen te mbuluar

Garazhi është vendi ideal për ta parkuar makinën për një kohë të gjatë. Nëse nuk keni mundësi për garazh një tjetër alternativë është mbulimi i makinës.

– Mos parkoni nën pemë

Sigurohuni qe te mos parkoni nën pemë, pasi reshirat e pemë do t’ju lënë shenja në makinë dhe do tjet e veshtire per tu hequr, gjithashtu makina mund te ndotet nga glasat e zogjëve dhe të dëmtohet nga ndonjë degë peme e thyer.

– Pastroje dhe higjenizoje

Perpara se makina të parkohet duhet të pastrohet nga jashtë dhe nga brënda. Papastertitë e jashtme  dëmtojnë bojën dhe shkëlqimin e makinës. Papastertitë brënda mundësojnë krijimin e aromave të pa këndshme dhe bakterieve

– Nderro vajin e motorrit

Vaji I makinës duhet ndërruar pasi ky vaj permban papasterti (grimca metali, bloze e tj.) që në momentin e ndezjes pas parkimit mund të dëmtoje motorrin.

– Mbushe me karburant

Prania e karburantit në serbator parandalon akumulimin e lagështisë në sistem. Kjo lagështi nëse krijohet mund të bëhet shkak I disa problemeve në sistemin e karburantit si veshtirësi në ndezje deri në bllokim të sistemit te injektimit.

– Mbaje të karikuar baterinë e makinës

. Rekomandohet që çdo javë makina duhet të ndizet për të paktën 15 min. Ndezja e makinës në mënyre frekuente jo vetëm që do mbrojë baterinë por ndihmon dhe në lubrifikimin e motorrit se bashku me elementet e tij. Nese nuk është e mundur ndezja e makinës në menyrë periodike rekomandohet stakimi I baterisë kryesore.

– Kontrollo nivelin e antifrizës

Sigurohuni që niveli I antifrizës të jetë në nivelet e rekomanduara.

– Mos aktivizo frenat e parkingut:

Për periudha afatgjatë nuk rekomandohet te aktivizohen për arsye se nësë ferrotat qëndrojne në një kohë të gjatë me rotorin bëhet I vështire caktivizimi I tyre nga prania e blozës dhe mungesa e levizjes së mekanizmit të frenave të parkingut. Kujdes, në rast se makina parkohet në disheza / tatëpjeta rekomandohet aktivizimi I frenave të parkimit.

– Mbani gomat në presionin e duhur

Gomat nëse qëndrojnë për një periudhë të gjatë pa levizur pesojnë deformime në siperfaqet e kontaktit me rrugën. Për ta parandaluar këtë fenomen presioni I gomave duhet rritur sipas rekomandimeve, zakonisht ky presion varion nga 3.0bar – 3.6bar.

Për çdo pyetje mos hezitoni të na kontaktoni në +355 69 707 0997 ose na shkruani në volvocar@mektrin.al.