Një artizanal ekselent. Pasion dhe teknologji.

Që nga themelimi i tij në 1966-ën, fabrika e prodhimit e drejtuar nga Pietro Ranieri, ka interpretuar traditat më të mira të ndërtimit dhe prodhimit të varkave me një profil bazuar në kualitetin e lartë, drejt një rruge të avancuar dinamike dhe teknologjike. Zemra dhe shpirti i themeluesit të kësaj kompanie kanë qenë gjithmonë të kthyera drejt varkave ekselente, të rehatshme, me një performancë të mirë dhe të sigurt.

Sot, falë përfshirjes së gjeneratës së dytë, me një vizion më entuziast kundrejt marketingut internacional, ka nisur një proçes rritjeje i jashtë-zakonshëm i cili ka mundësuar që Fabrika e Ranieri International të konkurojë me ekselencat globale, duke ofruar varka të standardeve më të larta.

Formacioni aktual i Ranieri International, nga më të mëdhenjtë në Europë për prodhimin e gomoneve dhe varkave, është baza e arritjeve të suksesit të ardhshëm global.

Arti dhe etika e ndërtimit të varkave Italiane, për adhuruesit në të gjithë botën.

Njihuni me Ranieri International, markën më të re që së fundmi është bërë pjesë e Mektrin Group, një nga markat italiane më të njohura të mj

eteve lundruese në botë.

Në gamën e tij, Ranieri-International zotëron varka dhe gomone të dimensioneve dhe përdorimeve të ndryshme.