Mektrin Motors, pjesë e eventit 4 ditor në Jug të Shqipërisë.

Festivali South Outdoor është një festë e të gjithë aktiviteteve që zhvillohen në ambjentet e jashtme: sportit, kulturës, traditës, muzikës, natyrës dhe ushqimit. Gjatë eventit 4-ditor, që zhvillohet çdo vit në fshatin Borsh, në jug të Shqipërisë, festivali fton pjesëmarrës nga i gjithë vendi dhe Evropa të bashkohen, të konkurrojnë dhe të argëtohen, duke shijuar dhe përjetuar rivierën e bukur të Shqipërisë.

South Outdoor Albania

Ky festival unik kombinon sportin, lojërat, kulturën, traditën, ushqimin, muzikën, argëtimin dhe shumë më tepër, dhe South është i përkushtuar për ta bërë këtë eveniment sa më të qëndrueshëm dhe lokal. Me më shumë se 40 aktivitete të ndryshme në natyrë, të synuara për të gjitha grupmoshat dhe prejardhjet, South Door Festival ka diçka për të ofruar për të gjithë.

Synimi I South Outdoor është të përdorë aktivitetet në natyrë, kulturën, traditën, muzikën, artet interpretuese dhe të tjera ndodhi të veçanta për të inkurajuar pjesëmarrjen me synimin për ta bërë Shqipërinë e Jugut një destinacion turistik ndërkombëtar.

Përmes aktiviteteve të ndryshme, South Outdoor përpiqet të angazhojë si dashamirët e natyrës ashtu edhe vizitorët si pjesëmarrës që ndajnë perceptimet specifike kulturore që rrjedhin nga historia dhe tradita, kuzhina dhe pijet, muzika dhe vallëzimi.

South Outdoor Albania

Festivali South Outdoor është një nismë e GIZ Albania si pjesë e programit “Zhvillimi i Qëndrueshëm Rural” i zbatuar nga Citrus Organization në partneritet me kompanitë kryesore shqiptare, përfaqësues të agjensive turistike me përvojë, të cilët janë të specializuar në turizmin në natyrë.

Festivali organizohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Bashkinë e Himarës dhe mbështetet nga Qeveria Gjermane.

Volvo, Land Rover, Jaguar

Mektin Motors, si pjesë e organizimit të këtij eventi, gjithmonë përkrahës I vlerave dhe natyrës ishte I pranishëm me brandet ekskluzive si Volvo Cars, Jaguar dhe Land Rover.

Mektrin, cilësia, siguria dhe komoditeti janë shtyllat kryesore për të krijuar kujtime që zgjasin. Dashamirës të natyrës, ekosistemit, vlerave kulturore dhe traditës jemi bashkëudhëtarët kryesorë në aventurat dhe rrugëtimet tuaja.

Shihemi vitin tjetër sërisht në South Outdoor!