Një studim i kryer nga Kia në bashkëpunim me Dr Duncan Williams, zbuloi se muzika hip-hop, pop dhe soul ballad pop ndikonin në autonominë e makinave elektrike duke ulur numrin e kilometrave që kjo makinë kryen me një karikim të vetëm. Shkak për këtë gjë është influencimi në sjelljen e drejtuesit dhe në stilin e drejtimit të tij.

Gjatë këtij testimi morën pjesë persona të cilët nuk kishin drejtuar asnjëherë një makinë elektrike më parë. Ato u ulën në një Kia EV6 për të kryer një xhiro testuese prej 29 kilometrash, ndërkohë që një playlist fikse luhej brenda sistemit Meridian Audio të makinës me këngë nga zhanre të ndryshme.

Testimi zbuloi se drejtimi ndërkohë që dëgjohej Simfonia e 9-të e Beethoven bënte që drejtuesit të përdornin makinën në mënyrë 4 herë më efiçiente. Nga ana tjetër, kënga e Weeknd “Blinding Lights” bënte që bateria e makinës të shkarkohej shumë më shpejt.

“Ajo që ne zbuluam gjatë dy ditëve të testimit ishte që muzika mund influencojë dramatikisht autonominë e makinave elektrike.” tha Dr Williams.

Gjithashtu para se të niste testimi, personat u pajisën me një Empatica E4, një pajisje mjekësore që regjistron matjet biometrike. Pas analizimit të këtyre të dhënave ai zbuloi se “këngë të ndryshme shkaktonin ndryshime elektrodermale dhe rritjen e volumit të gjakut në secilin prej pjesëmarrësve, e cila rezultoi në alterimin e stilit të drejtimit të makinës.”

Pra, nëse dëshironi të shkoni më larg me një karikim të vetëm, dëgjoni Beethoven apo muzikë relaksuese klasike.

Më tepër informacione rreth makinës fituese të shumë çmimeve, Kia EV6 i gjeni këtu.