Me Volvo Cars dhe Jaguar Land Rover 5 Qytete, 5 Fundjava 5 Festa të Mëdha

Qytetet Tona Flasin CHECK-IN T’i Dëgjosh ishte slogani i CHECK-IN Fest. Aktivitetet kulturore, muzika dhe argëtimi mbushën rrugët e Shkodrës, Gjirokastrës, Korçës, Vlorës, dhe së fundmi edhe të Tiranës. Një festë e madhe ku çdo aktivitet është një arsye e fortë për të bërë check-in.

Mektrin Motors, me Volvo Cars dhe Jaguar Land Rover, pjesë e festës si një ndër bashkëpuntorët e CHECK- IN për të promovuar vlerat e Shqipërisë me ekspozita, festa për fëmijë, gjueti thesaresh, konferenca shkencore, Street Party me DJ si edhe koncerte live me artistë të njohur të muzikës shqipëtare. Një fundjavë e mbushur me art, muzikë dhe argëtim, ku çdo aktivitet ishte një arsye të fortë për festuar së bashku dhe për të bërë check-in.

Cilat ishin aktivitetet e Check-in Fest Albania?

  • Check-in Gjueti Thesari

Në këkim të qytetit sekret, atë që turistët nuk e shohin kurrë. Një gjueti thesaresh të fshehura. Pjesëmarrësit luajtën dhe shijuan destinacione historike.

  • Check-in expo

Një galeri në qiell të hapur, një udhëtim në kohë.  Një ekspozitë fotografike që eksploron qytetin në të shkuarën dhe në të tashmen.

  • Check-in Festë Balona

Shijuam ditët me diell, balona shumëngjyrëshe dhe u argëtuam pa fund.

  • Check-in Workshop

Mësuam bazat për t’u bërë një dizajner i mirë dhe krijuam për t’i shërbyer komunitetit.

  • Check-in Talks

Një panel me studiues dhe profesionistë të trashëgimisë kulturore, mbi vlerat dhe të ardhmen e trashëgimisë së qytetit.

  • Check-in Poetry

Mbrëmje me poezi dhe muzikë, në një natë shumëngjyrëshe. Një performancë artistike me artistë të njohur të qytetit.

  • Check-in Party

Muzika e zgjedhur elektronike pushtoi rrugët. Një natë me shoqëri dhe muzikë të mirë.

  • Check-in Live

Artistët të njohur u ngjitën në skenën e Check-in Fest Albania.

Me Volvo Cars, Jaguar dhe Land Rover zbulojmë vende të reja, promovojmë Shqipërinë, rizgjojmë traditat dhe mbi të gjitha udhëtojmë të sigurtë.