A e doni tokën, aventurën dhe njerëzimin? Nëse po, ju jeni banorë të N’Altitude.

N’Altitude Festival u zhvillua në datat 1-3 Tetor lart në Rajonin Klemend të Shqipërisë së Veriut. Ky vit ishte edicioni i parë i festivalit të maleve në fshatin Lëpushë.

Zona ofronte një gamë të gjerë bukurish natyrore dhe mundësinë për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në natyrë. N’Altitude Festival bashkoi sportet, lojërat, kulturën, traditën, ushqimin, muzikën, argëtimin dhe shumë më tepër duke mundësuar një qasje të qëndrueshme dhe lokale. Aktivitetet të cilat u performuan në festival synuan të gjitha moshat dhe prejardhjet duke e bërë festivalin akoma më gjithëpërfshirës.

Por le t’ju tregojmë pak ku u zhvillua N’Altitude…

Kjo luginë (Lëpusha) përfaqëson pjesën më veriore të Shqipërisë, vetëm 95 km larg qytetit të Shkodrës në rajonin e quajtur Kelmend. Pas një udhëtimi emocionues nëpër male nga Shkodra në Vermosh, duke kaluar nëpër vende si Qafa Rrapshit dhe Ura Tamara mbi lumi Cemi, arritëm në fshatrat Lëpushë dhe Vermosh. Të dy fshatrat janë të vendosur në një luginë malore të krijuar nga lumi i cili mbart gjithashtu emrin Vermosh. Në të dy anët e luginës, ka shpate malore mbuluar me pyje dhe kullota që dalin në pah. Kjo zonë është e njohur për peizazhet e shumta dhe reshjet e borës që zgjasin rreth 100 ditë çdo vit.

Ky festival ofroi një shumëllojshmëri aktivitetesh si Hiking, Biking, Trail Running, Yoga, lojra të ndryshme, aventura, aktivitete për fëmijë dhe muzikën më të përzgjedhur. Festivali gjithashtu ofronte kamping për të interesuarit dhe akomodim në bujtinat e zonës.

Ne, si Mektrin Motors mbështesim promovimin dhe zhvillimin e vlerave dhe burimeve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, si dhe të produkteve rajonale. Me Land Rover eksploruam terrenet më të vështira, ndihmuam një mik në nevojë dhe dëshmuam edhe një herë se Defender dhe Discovery janë të pakrahasueshëm kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë, forcën dhe elasticitetin.

Në të gjitha kushtet, në të gjitha terrenet me Mektrin Motors.