James Bond rikthehet, Land Rover dhe Jaguar ndezen Tiranen ne premieren e “No time to Die”

Agjenti 007 është i njohur për shpëtimin e botës, por a mund ta shpëtojë kinemanë?

Fundjavën që lam pas u shfaq në kinema Millenium premiera e James Bond “No time to die”. Filmi i vonuar prej kohësh, i cili është shfaqja e pestë dhe e fundit e Daniel Craig si agjenti ikonik britanik, ishte planifikuar fillimisht të dilte në prill të vitit 2020 ,por është kthyer disa herë për shkak të pandemisë globale.

Premiera e agjentit 007 mblodhi personazhet më të njohur të jetës publike. Emrat më të përzgjedhur të politikës dhe artit në Shqipëri ishin pjesë e eventit, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori anglez Alastair King-Smith.

Mekrin Motors, ndezi kryeqytetin me Land Rover dhe Jaguar duke krijuar një atmosferë që tejkalonte çdo pritshmëri. Land Rover dhe Jaguar ishin kryefjala e kësaj premiere. Me një atmosferë emocionuese, Defender testoi kufinjë e tij.

Defender dëshmoi edhe një herë se është I pakrahasueshëm kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë, forcën dhe elasticitetin. Për nder të kësaj makine të jashtëzakonshme që gjithmonë befason, por kurrë nuk zhgënjen do të prodhohen 300 automjete V8 Bond Edition.

Pjesë e sekuencave filmike ishte dhe Jaguar XF. I lehtë, instinktiv dhe me një performancë të shkëlqyer, XF ia doli të ishte një zgjedhje tjetër e shkëlqyer në skenat e ndjekjes të filmit të ri #JamesBond “No time To Die”. I cilësuar si një nga filmat më të arritur të Bond, Land Rover shënjon edhe njëherë suksesin.

Gjithmonë lart dhe përpara, apo jo Bond? Në të gjitha kushtet, në të gjitha terrenet.