Kia EV6 ka fituar titullin e lakmuar “Crossover of the Year” në TopGear Awards 2021.

Kia EV6 plotësisht elektrik i impresionoi gjyqtarët e Top Gear falë stilit, performancës dinamike, autonomisë së gjatë elektrike dhe karikimit ultra të shpejtë 800 volt – duke ofruar karikim 10 deri në 80 përqind në vetëm 18 minuta.

Prezantuesi i Top Gear, Tom Ford, komentoi gjithashtu:” Me modelin EV6, Kia ka konkurruar në të gjitha departamentet. Ajo është tërësisht elektrike, ka një stil të veçantë dhe ofron karikim me shpejtësinë më të lartë në treg. EV6 zhytet thellë në konceptin e krijimit të një makine me hapsirë të gjerë dhe e bën më interesante eksperiencën e drejtimit të të saj. Kjo makinë konkurron me të gjithë makinat më të mira elektrike në treg dhe është një crossover në më tepër se një kuptim.”

Ceremonia e çmimeve TopGear.com mund të shikohet në youtube.com/topgear dhe topgear.com. Kia EV6 është paraqitur gjithashtu në numrin e fundit të BBC Top Gear Magazine, një numër çmimesh kushtuar makinave të reja më të mira në botë sot.

EV6 është makina e parë e dedikuar elektrike që tregon potencialin e platformës së re të kompanisë që quhet Electric-Global Modular Platform.

EV6 u ofron blerësve një zgjedhje të konfigurimeve të shumëfishta të motorëve plotësisht elektrike, me emetim zero, duke përfshirë paketat e baterive të tensionit të lartë me autonomi të lartë (77,4 kWh) dhe me atë standarde (58,0 kWh).

Linja EV6 GT është e disponueshme me paketat e baterive me autonomi të lartë dhe standarde, ndërsa EV6 GT përmban vetëm paketën e baterive me autonomi të lartë. Ky është automjeti i parë elektrik i Kia-s që disponohet me opsione me dy rrota (2WD) ose me të gjitha rrotat (AWD) – kjo e fundit ofron aftësi dinamike të përmirësuar edhe në kushtet më sfiduese.

Më shume info rreth Kia EV6? Kliko tani ne website-in zyrtar shqiptar  kia-albania.com