“Beauty Fair Albania” u rikthye për herë të dytë me markat më të mira të kozmetikës për të gjithë të apasionuarit pas produkteve që kjo industri prezanton.

Beauty Fair Albania dhe Jaguar rikthehen në edicionin e dytë të pnanairit të bukurisë më të madh në vend. Me qindra vizitorë ndoqën panairin e bukurisë , i cili ishte i hapur për 3 ditë rresht, në datat 17,18 dhe 19 Shtator. Eventi i Beauty Fair Albania i cili u zhvillua në “Sheshin Italia” prezantoi një shumëllojshmëri brandesh që nga produktet inovative, përkujdesit të lëkurës, make up deri tek linja e parfumeve si dhe çdo detaj tjetër përkujdesje.

Nën drejtimin e artistes Isida Mollaymeri, nuk kanë munguar as surprizat. Eventet dhe mesazhe të forta, dedikuar vajzave dhe nënave ishin pjesë e këtij panairi 3 ditor dedikuar të bukurës.

Linjat dhe klinikat e produkteve kozmetike, sollën në stendat e Beauty Fair Albania ulje nga 10-50%, ndërsa nuk munguan as seancat e dedikuara të këshillimit nga profesionistët.

Edicioni i dytë i Panairit të Bukurisë tashmë një traditë e përvitshme, sjell më pranë konsumatorit shqipëtar një gamë të gjerë produktesh të kujdesit personal nga ato vendase deri tek brandet ndërkombëtare. Në këtë panair nuk ka munguar përfaqësimi denjësisht i brand-eve të reja dhe atyre ekzistuese Shqipëtare. Me një prezantim të kuruar në detaje, në këtë edicion të dytë themi me plot bindje që janë një vlerë e shtuar në industrinë e kozmetikës dhe kujdesit personal.

Jaguar, brand simbol që frymëzon me makina që pushtojnë me elegancën e tyre, i përfaqësuar nga Mektrin Motors, ishte pjesë e këtij panairi me kryefjalë bukurinë, përkujdesjen dhe përsosmërinë, njësoj si Jaguar.

Me linja perfekte, deri në detajet më të vogla, shembull I të kaluarës dhe të ardhmes që dëshirojmë, Jaguar lartëson në skaje kontekstin e bukurisë. Me Jaguar, kudo je në qendër të vëmëndjes.

Shihemi në edicionin e tretë!