Sherbime Body & Paint

Procesi i plotë I riparimit, I cili kalon ne disa faza, siguron që automjeti juaj të inspektohet dhe të riparohet vetëm nga teknikë profesionist, përparësia e të cilëve eshte rikthimi juaj në rrugë, të sigurt.

Ne punojmë me kompanitë me te mëdha të sigurimeve dhe riparimet tona profesionale janë shumë cilësore, prandaj jemi të lumtur t’ju ofrojmë garanci për çdo riparim që bëjmë.

 

Marrja e Automjetit

Nëse keni qenë te përfshirë në një aksident, ose automjeti juaj ka dëme që dëshironi të riparoni nga më të mirët ne kete sektor, thjesht telefononi Sherbimin e Karroatrecit per te marre automjetin tuaj kudo që ju te ndodheni.

Ekipi ynë punon ngushte me ju ose me Kompaninë e Sigurimeve për të mundesuar një kontroll FALAS të kompjuterizuar dhe për të vlerësuar me saktësi çdo dëm para se të fillojmë të bëjmë riparimet.

 

Riparimet e Karrocerisë

Pas vlerësimit të automjetit tuaj, ai dërgohet ne Oficinë, ku hiqen të gjitha pjesët që kërkojnë riparime apo të zëvëndësohen, dhe kryejmë riparimin e karrocerisë dhe strukturës së automjetit.

 

Lyerje / Lucidim

Sapo të përfundojë puna e karrocerisë, automjeti juaj fillon procesin e stukimit dhe lyerjes. Së pari, teknikët tanë ekspertë përdorin teknologjinë kompjuterike për të gjetur saktë përputhjen e ngjyrave bazuar në kodet e prodhuesit përpara se të aplikojnë bojën e freskët.

 

Larja e Automjetit

Një shërbim në Mektrin Motors nuk është i plotë derisa ta trajtojmë automjetin tuaj në një larje të plotë. Ky hap i fundit siguron që automjeti juaj do të duket shume mire pas dorëzimit dhe na lejon të kontrollojmë riparimet estetike për herë të fundit.

 

Dorëzimi i Automjetit

Sapo riparimi të përfundojë, ekipi ynë do t’ju kontaktojë dhe do t’ju ftojë për inspektimin përfundimtar. Këshilluesi juaj i Shërbimit do të shqyrtojë automjetin dhe riparimet me ju, para se të plotësojë dokumentacionin përfundimtar dhe t’ju dorëzojë çelësat.

Kerkoni te caktoni nje takim?