Deshironi automjetin e endrrave tuaja? Deshironi nje produkt te certifikuar, te garantuar dhe me cmimin e duhur?

Mektrin Motors, eshte prej 16 vitesh koncesionari me i madh ne Shqiperi. Me me shume se 5,000 automjete te shitura nder vite, ne do te jemi pika juaj e referimit per cdo gje qe ju nevojitet ne fushen automotive. Tashme perfaqesues zyrtar i markave premium Jaguar & Land Rover, Volvo Cars, Volvo Trucks and Renault Trucks, Mektrin Group ju ofron automjete te reja, te perdorura te garantuara me cmimet me te mira ne treg, kamione, mjete uji, pjese kembimi origjinale, servis te autorizuar dhe te standarteve me te larta europiane, sherbime karrocerie sipas teknikave me te fundit.
Cdo vit, mijera kliente i bashkohen familjes se madhe Mektrin, bashkohuni edhe ju!

Test Drive

Provo nje makine qe te pelqen...

Rezervo Test Drive

Vleresim Mjeti

Kthe makinen tende qe ke ne perdorim...

Kerko Vlersim

Financim Leasing

Financojme pjesen e mbetur.

Llogarit Kestet

Si të përgatisni makinën tuaj për ruajtje afatgjatë

 

Edhe makina juaj ka nevojë për kujdesje në këtë periudhë. Ndiqni këto këshilla të vlefshme për mos përdorimin për një kohë të gjatë të tij.

 

- Mbaje makinen te mbuluar

Garazhi është vendi ideal për ta parkuar makinën për një kohë të gjatë. Nëse nuk keni mundësi për garazh një tjetër alternativë është mbulimi i makinës.

 

- Mos parkoni nën pemë

Sigurohuni qe te mos parkoni nën pemë, pasi reshirat e pemë do t’ju lënë shenja në makinë dhe do tjet e veshtire per tu hequr, gjithashtu makina mund te ndotet nga glasat e zogjëve dhe të dëmtohet nga ndonjë degë peme e thyer.

 

- Pastroje dhe higjenizoje

Perpara se makina të parkohet duhet të pastrohet nga jashtë dhe nga brënda. Papastertitë e jashtme  dëmtojnë bojën dhe shkëlqimin e makinës. Papastertitë brënda mundësojnë krijimin e aromave të pa këndshme dhe bakterieve

 

- Nderro vajin e motorrit

Vaji I makinës duhet ndërruar pasi ky vaj permban papasterti (grimca metali, bloze e tj.) që në momentin e ndezjes pas parkimit mund të dëmtoje motorrin.

 

- Mbushe me karburant

Prania e karburantit në serbator parandalon akumulimin e lagështisë në sistem. Kjo lagështi nëse krijohet mund të bëhet shkak I disa problemeve në sistemin e karburantit si veshtirësi në ndezje deri në bllokim të sistemit te injektimit.

 

- Mbaje të karikuar baterinë e makinës

. Rekomandohet që çdo javë makina duhet të ndizet për të paktën 15 min. Ndezja e makinës në mënyre frekuente jo vetëm që do mbrojë baterinë por ndihmon dhe në lubrifikimin e motorrit se bashku me elementet e tij. Nese nuk është e mundur ndezja e makinës në menyrë periodike rekomandohet stakimi I baterisë kryesore.

 

 

- Kontrollo nivelin e antifrizës

Sigurohuni që niveli I antifrizës të jetë në nivelet e rekomanduara.

- Mos aktivizo frenat e parkingut:

Për periudha afatgjatë nuk rekomandohet te aktivizohen për arsye se nësë ferrotat qëndrojne në një kohë të gjatë me rotorin bëhet I vështire caktivizimi I tyre nga prania e blozës dhe mungesa e levizjes së mekanizmit të frenave të parkingut. Kujdes, në rast se makina parkohet në disheza / tatëpjeta rekomandohet aktivizimi I frenave të parkimit.

 

 

- Mbani gomat në presionin e duhur

Gomat nëse qëndrojnë për një periudhë të gjatë pa levizur pesojnë deformime në siperfaqet e kontaktit me rrugën. Për ta parandaluar këtë fenomen presioni I gomave duhet rritur sipas rekomandimeve, zakonisht ky presion varion nga 3.0bar – 3.6bar.

Për çdo pyetje mos hezitoni të na kontaktoni në +355 69 707 0997 ose na shkruani në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Rreth Mektrin

29 Shtator 2017
28 Janar 2013
20 Korrik 2012
20 Korrik 2012
20 Korrik 2012

Adresa & Kontakte

LinkedIn

Autostrada Durres-Tirane, KM 6.
Xhafzotaj, Durres
2000 Albania

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Tel:   +355 69 70 50 800