Car Blog

 

Një gomë e prishur, një avari në motor ose kode te gabuara. Ndalesat e paplanifikuara janë gjithmonë irrituese dhe të shtrenjta për një kompani transporti. Kamionët Volvo kanë vendosur për ti dhëne fund këtij problemi. Në një studim të bërë nga Volvo, pyetja e drejtuar shoferëve të intervistuar ka qënë: Si mund ta parandaloni një kamion të prishet në rrugë?

Ndalesat e paplanifikaura janë shumë të shtrenjta për industrinë e transportit dhe kanë gjithnjë një problem për aq kohe sa kanë ekzistuar kamionët. Për një operator që ofron shërbimin e transportit me kamion shpenzimet e paplanifikuara në rastet e ndalesave për avari arrijnë mesatarisht në rreth 1.000 €. Duke marë në konsideratë këtë situate, Volvo vendosi të studioj këtë fenomen për të shmangur kostot nga këto ndalesa të paplanifikuara

Pas kryerjes së një studimi pesë-vjeçar dhe analizimit të të dhënave të mara nga 3.500 kamionë, Volvo ka gjetur një përgjigje. Kjo arrihet nëpërmjet lidhjes së kamionit Volvo me një qëndër shërbimi të specializuar Volvo.

Të dhënat e mbledhura nga kamioni në kohë reale do të dergohen në një qëndër shërbimi e cila i përpunon dhe njofton shoferin e kamionit Volvo për nevojën për sherbime që ka kamioni i tij, duke bërë shërbimet e kamionit vetëm në bazë të nevojave dhe jo në rastet e avarive. Rezultatet e këtij studimi treguan se ky ishte çelësi i suksesit. Kur kamionët monitoroheshin nga distanca një teknik kontrollonte të dhënat e kamionit dhe në rastet që kishte sinjale difektesh parashikonte shërbimin e radhes përpara se ato të ndodhnin.

Përmes këtij studimi Volvo ka dalë në konkluzion se 8 nga 10 ndalesa të paplanifikuara mund të shmangen duke kaluar nga kontrolli i paracaktuar në kontrollin sipas nevojave, nëpërmjet sistemit të integruar për marjen e informacioneve në kohë reale.

Sot, Volvo Trucks ofron këtë lloj shërbimi në paketat Gold, si dhe në vënde të caktuara në Europë duke planifikuar dhe një shtrirje më të madhe në të ardhmen.

Shkruaj komentin tend

Posto komentin si vizitor

0
  • Asnje koment
Ne qender te vemendjes sone: “Ti dhe 20.000 kliente te tjere qe na kane dhene besim ne keto vite.”
Volvo Truck & Bus
Perfaqesues per Shqiperine
Renault Trucks
Perfaqesues per Shqiperine
 
For 19 years, Volvo FH had been an icon in the truck industry. Needless to say, expectations were high. At the spectacular launch, the new Volvo FH turned out to be exactly like its forerunner in one way only – being something entirely new.
Many of them had one focus: the driver. Because at this time, attracting good drivers had become increasingly important and difficult for transport operators all over the world. But this was before the new FH arrived. With one extra cubic metre of cab space, car-like handling, great visibility and several comfortable features such as the all-new climate system with I-ParkCool – this was a workplace for drivers to love.

Learn More About Volvo & Renault Trucks
 
 

Adresa & Kontakte

LinkedIn
Adresa: Autostrada Durres-Tirane, KM 6.
2000. Durres, Albania
Telefon:
+355 69 7050800
E-mail:
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.